Ballina Kosovë Dështim sërish në Kuvendin e Kosovës, nuk ka qeveri për herë të...

Dështim sërish në Kuvendin e Kosovës, nuk ka qeveri për herë të 21-të në seancën e konstituimit

26
0

Ka dështuar sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Për herë të 21 deputetët janë mbledhur sërish, por nuk pati kuorum për të votuar Komisionin për votim të fshehtë.

53 deputetë votuan pro dhe një kundër. Seanca e ardhshme është caktuar për të martën në orën 11:00.

Në 13 përpjekjet e fundit seanca po dështon te pika e njëjtë – propozimi i kryesuesit Avni Dehari, që nga votimi i hapur të kalohet në votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Seanca e parë konstituive e legjislaturës së 9-të të Kuvendit të Kosovës u mbajt më 15 prill. Partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiu, për kryetare të Kuvendit.

Por, Haxhiu nuk ka siguruar votat në gjashtë përpjekjet e para në votim të hapur dhe është propozuar të kthehet në votim të fshehtë.