Ballina Kronika Dumani identifikoi Xhevdet Troplinin e Elvis Doçin si më të fuqishmit /...

Dumani identifikoi Xhevdet Troplinin e Elvis Doçin si më të fuqishmit / Ja rrëfimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë

0
81

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani, spontanisht, raportoi fakte që ishin objekt i perceptimit të drejtpërdrejtë, duke dhënë informacione specifike mbi aktivitetin e kryer, ndër të tjera, nga Elvis Doçi dhe Xhevdet Troplini, si dhe pseudonimet e tyre.

Në dosjen hetimore italiane janë përfshirë edhe dëshmitë e bashkëpunëtorëve të drejtësisë, që kanë pasur një rol thelbësor në identifikimin e drejtuesve të grupit kriminal. Një prej tyre është edhe Nuredin Dumani, që në Shqipëri ka zbërthyer dhjetëra krime e disa grupe kriminale.

Në dosje thuhet se deklaratat e bashkëpunëtorit të drejtësisë janë të rëndësishme për qëllimet e rindërtimit të kontekstit, në të cilin vepruan të dyshuarit, si dhe të transaksioneve individuale të paligjshme, me të cilat ata u morën.

Ai tha se e filloi karrierën e tij kriminale duke kryer vrasje me pagesë. Për këtë aktivitet kriminal, ai përdori telefona të koduar, të cilët u blenë në një dyqan në Tiranë, me një çmim fillestar prej 2 mijë eurosh, duke përfshirë një abonim gjashtëmujor në platformat e koduara, çmim që më vonë u ul në 1300 – 1400 euro. Bashkëpunëtori i drejtësisë tha se përdori platformat e koduara SKY, BC1 dhe MATRIX.

Më pas, ai filloi të trafikonte drogë, duke thënë se paratë transportoheshin nga Italia në Shqipëri me anë të autobusëve të kompanisë shqiptare “La Firenze lines”, të cilët niseshin nga porti i Barit për të mbërritur në Durrës. Për transportin, shoferi ishte i siguruar me një shumë parash që korrespondonte me 10% ose 12% të shumës së parave të transportuara për udhëtimet nga Italia në Shqipëri, si dhe një shumë që korrespondonte me 3% ose 4% për udhëtimet nga Shqipëria në Itali.

Në fakt, gjatë marrjes në pyetje më 18 janar 2024, të kryer brenda ekipit të përbashkët hetimor, në zyrat e Prokurorisë së Posaçëm në Tiranë, Nuredin Dumani, anëtar i një grupi kriminal shqiptar, tha se ishte përfshirë në trafikun e drogës nga viti 2010 deri në vitin 2013 dhe se ata ishin më të fuqishmit.

Sipas tij ky ishte grupi i Xhevdet Troplinit, që në vitet e fundit ishte bërë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit. Atij iu vu përpara një fotografi që mbante numrin 5, të cilin e identifikoi si “Visi i Pojës”, djali i motrës së Xhevdet Troplinit.

Prokurori: Po numri pesë ?

Dumani: Mund ta identifikoj shumë mirë.

Prokurori: Kush është ai?

Dumani: Nuk e di mbiemrin e tij, por e njoh me emrin Visi. E kam njohur prej vitesh, që kur isha i vogël në moshën 16-17 vjeç.

Prokurori: Çfarë dini për këtë Visin, çfarë ka bërë ai?

Dumani: Visi është një negociator shumë i mirë.”

Prokurori: Negociator i çfarë gjëje?

Dumani: Në fillim ata ishin për trafik heroine.

Prokurori: Në cilin vit?

Dumani: Po flasim për vitet 2010 deri në 2013, ata ishin më të fuqishmit.

Prokurori: Ende në lidhje me heroinën?

Dumani: Për heroinën.

Prokurori: A është ai pjesë e ndonjë grupi?

Dumani: Një grup shumë i madh. Është grupi Xhevdet Troplinit.

Prokurori: Shpjego lidhjen që ka me Xhevdetin.

Dumani: Grupi i Xhevdet Troplinit vitet e fundit u bë grupi më i madh, të paktën në qytetin e Durrësit.

Prokurori: Për?

Dumani: Për trafikimin e kokainës dhe heroinës dhe më pas për vrasje. Jo vrasje me pagesë.

Prokurori: Së pari the se ishte një negociator i shkëlqyer i heroinës që nga 2010 deri në 2013. Pse deri në 2013? Çfarë bëri ai pas kësaj?

Dumani: Pastaj në vitin 2013 ai la heroinën dhe filloi kokainën sepse nuk ishte shumë e vlefshme.

Prokurori: Vetëm kokainë apo edhe heroinë?

Dumani: Jo, jo, nuk e kam dëgjuar më të flasë për heroinën, përveçse për kokainë po. Ton me të.

Prokurori: Ai është pjesë e grupit Troplini?

Dumani: Po. Është numri dy.

Prokurori: Si e quajnë Visi?

Dumani: Me nofkën Kusho.

Prokurori: Visi?

Dumani: Po Visi. Miri më tha: “Duhet të flas me kushëririn tim. Duhet të shkoj të takoj Visin”.

Prokurori: Dhe kur e tha këtë, i referohej Visit?

Dumani: Visit, Visit gjithmonë Visit.

Prokurori: Në rregull. The se grupi Troplini u bë një nga grupet më të mëdha të heroinës dhe kokainës në Durrës.

Dumani: Edhe më shumë, por ndërkohë po flas për Durrësin sepse për këtë jam i sigurt.

Prokurori: Në rregull, ai trafikon si kokainë ashtu edhe heroinë. Por Visi në grup po merrej vetëm me kokainë?

Dumani: Me gjithë aktivitetin kriminal.

Prokurori: A patët kontakt të drejtpërdrejtë me Visin?

Dumani: Po, e kam bërë.

Prokurori: Në bisedë?

Dumani: Jo, jo me chat. Personalisht.

Prokurori: Por ai quhet Visi apo edhe Visi i Pojës?

Dumani: Të gjithë e quajnë Visi i Pojës.

Prokurori: A nuk ka njerëz të tjerë të quajtur Visi i Pojës?

Dumani: Për një periudhë të caktuar kisha menduar se mbiemri i tij ishte Poja.

Prokurori: Vetëm ai? Vetëm atë e quajnë Visi i Pojës, nuk quajnë askënd tjetër ashtu?

Dumani: Jo. Vetëm atë. Ata i thërrasin gjithashtu Miri i Pojës, duke iu referuar të birit, djalit të Xhevdet Troplinit, i cili quhet Poja. A doni t’jua tregoj se kur u arrestua Poja?

Prokurori: Kush është Poja?

Dumani: Poja është Xhevdet Troplini.

Prokurori: Nëse e kuptoj saktë, Visi, të cilin e njohët, quhet Visi i Pojës sepse është pjesë e grupit të udhëhequr nga Troplini?

Dumani: Xhevdet Troplini.

Prokurori: The Poja?

Dumani: Po, Poja.

Prokurori: Nëse e kuptoj saktë, atëherë, kushëriri i tij, kushëriri i Visit është Fatmir Troplini, i quajtur Miri?

Dumani: Ai është kushëri, sepse Fatimiri është djali i Xhevdetit.

Prokurori: Çfarë është Visi me Xhevdetin?

Dumani: Nëse nuk gabohem, djali i motrës.

Prokurori: Nipi i Xhevdetit?

Dumani: Po. Nëna e Visit është motra e Xhevdetit. Këtë di unë. Nëse nuk gabohem.

Prokurori: Ky që sapo the se është djali i motrës?

Dumani: Për aq sa di unë, Visi i Pojës është djali i motrës së Xhevdet Troplinit, që i thërrasin Poja.

Prokurori: Po, doja t’jua thosha më parë. POJA është vetëm një person?

Dumani: Një, unik.

Prokurori: Vetëm një?

Dumani: Po.

Prokurori: Kur thua Poja, Poja, për ty ishte Xhevdeti.

Dumani: Po, gjithmonë për Xhevdet Troplinin.

Prokurori: Kur thatë Visi i Pojës, a ishte kusho?

Dumani: Po kusho është Visi.

Prokurori: I cili do të ishte Elvis Doçi.

Prokurori: Ne pranojmë që personi në foto është Elvis Doçi i quajtur Visi.

Dumani: Visi i Pojës. Po, e kam firmosur.

Në lidhje me kapacitetin kriminal të grupit që i atribuohet Xhevdet Troplinit, i quajtur Poja, Nuredin Dumani deklaroi se ishte një grup kriminel brutal, ndër më të fuqishmit që vepronin në Shqipëri, hegjemonik prej disa vitesh në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, i aftë të vepronte jashtë vendit në sajë të degëve të forta në Itali dhe Gjermani dhe kontakteve në Amerikën e Jugut.

Dumani: Ai hyri në këtë tregti në një mënyrë të fuqishme, që nga viti 2010 tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin! Në Gjermani, Itali. Në Hamburg ai ka pushtuar pothuajse të gjithë qytetin Po flas për trafikun e kokainës. Në Itali ai kishte mundësinë ta sillte atë në zonën e Kalabrisë. Ai erdhi nga Kolumbia.

Prokurori: Pra, Visi është numri 2, Poja është numri 1. Pastaj thatë se edhe Miri është pjesë e saj.

Dumani: Po. Këta janë tre më të rëndësishmit e grupit.

Prokurori: Ju thatë se ishte një grup që kishte armë.

Dumani: Në sasi të mëdha.

Prokurori: Është një grup që ka vepruar, sa kohë ka që vepron?

Dumani: Hyri në biznes në një mënyrë të fortë, që nga viti 2010 e tutje. Dua të them se ata u bënë të fortë sepse kishin punuar edhe më parë.

Prokurori: A kishte ndonjë zonë që e kontrollonte ky grup?

Dumani: Tani po, tani ata kontrollojnë të gjithë Durrësin. Jo më parë.

Prokurori: Sa persona ka ky grup?

Dumani: Miri më tha dikur se vetëm njerëzit që kishin punësuar për sigurinë e tyre, për lagjen, për familjen, paguanin 150 mijë euro në muaj.

Prokurori: Sa njerëz?

Dumani: Nuk mund ta them numrin e saktë sepse kishte shumë. Paga minimale që duhet të paguajë një person për siguri varjon nga 500 deri në 1000 euro.

Prokurori: Nëse ka paguar 150 mijë euro, të paktën 150 persona?

Dumani: Po.

Prokurori: Këta ishin ata që ishin në Durrës. Apo kishte të tjerë jashtë Durrësit?

Dumani: Dëgjoni, këta njerëz që paguheshin ishin ata që atij nuk i nevojiteshin për gjëra të tjera, sepse në vend të kësaj, ata që ishin jashtë Durrësit ishin partnerët në tregti. Këta u rritën shumë gjatë periudhës kur president ishte një person i korruptuar.

Prokurori: Por a kishte ai njerëz të tjerë jashtë Shqipërisë?

Dumani: Shumë.

Prokurori: Në Europë?

Dumani: Në Gjermani, Itali. Në Hamburg pothuajse e pushtoi të gjithë qytetin sepse edhe unë kisha ndërtuar punën time në Hamburg. Po flas për trafikun e kokainës. Me çmimin e ulët të kokainës ata arritën të dominonin tregun.

Prokurori: Edhe me forcë?

Dumani: Jo, ata nuk përdornin forcën, jo. Ai nuk përdori forcë, nuk kishte asnjë shans me mua, por them se me të tjerët nuk e kam ndjerë kurrë. Ai nuk kishte nevojë për forcë, sepse uli çmimin dhe hyri në treg.

Prokurori: Kjo në Hamburg, në Gjermani. Pastaj ti the që kishte njerëz edhe në Itali.

Dumani: Po, ai më tha se në Itali kishte mundësinë që ta çonte në zonën e Kalabrisë. Erdhi nga Kolumbia dhe u shkarkua atje.