Ballina Kulturë Figurë emblematike që la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën shqiptare,...

Figurë emblematike që la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën shqiptare, kush ishte Piro Milkani?!

29
0

Është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori Piro Milkani!

Piro Milkani ishte një figurë emblematike që la gjurmë të pashlyeshme në artin dhe kulturën tonë kombëtare.

I lindur më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona.

Piro Milkani ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe kontribut të jashtëzakonshëm në artin e regjisurës. Ai do të mbahet mend si një personalitet i dashur dhe i respektuar jo vetëm për talentin, por edhe për dashurinë dhe përkushtimin ndaj artit dhe familjes.

Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin e tij, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua si operator filmi. Gjatë viteve të studimeve, ai realizoi filmin e tij të diplomës, Nenavist (Mosmirënjohja), i cili shënoi fillimin e një karriere të suksesshme në kinematografi.

Pas kthimit në Shqipëri, Milkani filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator dhe më pas si regjisor. Ai ka realizuar mbi 20 filma artistikë, duke përfshirë tituj të njohur si Ngadhënjim mbi vdekjen (1967), Shtigje lufte (1974), Zonja nga qyteti (1976), Militanti (1984), Pranvera s’erdhi vetëm (1988) dhe Trishtimi i zonjës Shnajder (2006).

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në kinematografinë shqiptare, Milkani është nderuar me tituj dhe çmime të shumta, përfshirë titullin “Artist i Popullit” (1987) dhe medaljen “Ambasador i Filmit Shqiptar” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë .

Humbja e tij është një plagë e madhe për kulturën shqiptare.