Ballina Lifestyle Hailey Bieber shfaqet glamuroze në Los Angeles, mes dramës me Justin-in

Hailey Bieber shfaqet glamuroze në Los Angeles, mes dramës me Justin-in

25
0

Hailey Bieber u shfaq e buzëqeshur dhe elegante në një festë në Los Angeles të premten në mbrëmje, ku u bashkua me mikeshat e saj Kendall dhe Kylie Jenner, mes spekulimeve në rritje për tensione në martesën me Justin Bieber.

Vetëm një ditë më parë, Justin u fotografua në një dalje të çuditshme pa bluzë në Beverly Hills, menjëherë pas një takimi me aktorin e diskutueshëm Kyle Massey, i akuzuar në të kaluarën për sjellje të papërshtatshme ndaj të miturve.

Ai gjithashtu mori kritika pasi ndau një koment të konsideruar të pahijshëm për një fotosesion të Hailey-t për Vogue, shkruan DailyMail.

Pavarësisht dramës, Hailey, 28 vjeçe, dukej në humor të mirë. Ajo veshi një fustan seksi ngjyrë krem që i theksonte dekoltenë dhe barkun e sheshtë, teksa shijonte pijet dhe shoqërinë në një event mode që festonte bashkëpunimin e markës Khy të Kylie Jenner me stilisten Dilara Findikoglu.

Në rrjetet sociale, Hailey u shfaq duke buzëqeshur pranë motrave Jenner, ndërsa Kendall mahniti me një fustan të zi transparent me prekje dantelle, dhe Kylie ndezi atmosferën me një fustan të kuq të ndezur.

Gjatë mbrëmjes, u shfaqën edhe Khloe Kardashian dhe Kris Jenner, të cilat dokumentuan gjithçka në Instagram Stories.