Ballina Lifestyle Këngëtari ikonik Bob Dylan mbush 84 vjeç

Këngëtari ikonik Bob Dylan mbush 84 vjeç

28
0

Bob Dylan mbush 84 vjeç. I lindur në Duluth të Minesotës, ai konsiderohet si një nga figurat më autoritare dhe me ndikim në muzikën e shekullit të njëzetë.

Autor i këngëve ikonike si “Blowin’ in the Wind” dhe “The Times They Are A-Changin’”, ai ishte në gjendje të tregonte kontradiktat e Amerikës me një zë jokonvencional, të aftë për të përzier këngën, poezinë dhe angazhimin civil.

Në vitin 2016, Akademia Suedeze i dha atij ”Çmimin Nobel në Letërsi”, për krijimin e shprehjeve të reja poetike brenda traditës së madhe të këngës amerikane”.

Ai është këngëtari dhe kompozitori i parë që merr këtë çmim.