Përmbytjet në Australi kanë lënë pas një panoramë tejet të trishtë. Teksa banorët në New Wales po përpiqen të marrin veten pas dëmeve të mëdha në infrastrukturë, të tjerë në zonat jugore të vendit po shpresojnë për reshje shiu.
Rreth 32,000 persona në bregun verior mbetën të izoluar nga përmbytjet, ndërsa raportohet se në zona të caktuara, shiu i pesë muajve ra për vetëm disa ditë.
Ekipet e emergjencës dhe vlerësimit të dëmeve janë ende në terren dhe po punojnë për të përllogaritur përmasat e fatkeqësisë.
Viktoria, Australia Jugore dhe Tasmania po përballen me thatësirën më të gjatë të regjistruar ndonjëherë