Aventura e trajnerit Simone Inzaghi në stolin e Interit mund të përfundojë më 31 Maj. Sipas “SSC” në Arabinë Saudite, tekniku zikaltër ka dhënë miratimin për mbylljen e marrëveshjes me Al Hilal.
Madje thuhet se Inzaghi do të drejtojë ekipin saudite edhe në Botërorin e Klubeve që nis muajin e ardhshëm.
Gjithnjë sipas medias nga Arabia Saudite, tekniku italian do të njoftojë largimin nga Interi pas përfundimit të finales së Champions League ndaj PSG-së.
Bëhet fjalë për një kontratë 2-vjeçare, me pagë neto prej 25 milionë Eurosh. Gjithashtu tek Interi i kanë ofruar rinovimin deri në vitin 2027, me një pagë prej 7 milionë Eurosh, shumë larg asaj që i ofrohet nga Al Hilal.