Ballina Aktualitet Nelsa, kompania e dënuar për korrupsion me tenderat e burgjeve, helmoi fëmijët...

Nelsa, kompania e dënuar për korrupsion me tenderat e burgjeve, helmoi fëmijët në Gramsh me salmonelë

29
0

Helmimi i 70 fëmijëve me salmonelë në një kopsht të Gramshit ka rikthyer sërish tmerrin e sigurisë ushqimore në Shqipëri. Kompania që furnizon kopshtet e Gramshit me ushqime, përfshirë kopshtin në fjalë, është Nelsa shpk.

Kjo kompani është dënuar më parë, në vitin 2016, për korrupsion me tenderat për ushqimin e burgjeve. Ajo është themeluar nga Nexhmi Balla, por pasi zoti Balla u dënua ai ja kaluar kompaninë vajzës së tij, Elsa Kamberi Balla.

Kompania “Nelsa shpk” ka një historik të gjatë të përfshirjes në tenderë publikë, jo vetëm në bashkinë Gramsh, por edhe në disa qytete të tjera të vendit dhe në institucione shtetërore në Tiranë.

Përveç furnizimit me ushqime katering të çerdheve, kopshteve dhe konviktit të shkollës së mesme në bashkinë Gramsh, “Nelsa shpk” furnizon me ushqime dhe spitalet e burgjet.

Shumë nga këta tenderë janë shënuar me “flamur të kuq” në sistemin e prokurimeve publike një sinjal paralajmërues për mungesë transparence, konkurencë të dobët, ose dyshime për parregullsi në procedura.