Ballina Kulturë Një Homazh i Denjë për Një Mjeshtër të Madh: Dokumentari “Requiem për...

Një Homazh i Denjë për Një Mjeshtër të Madh: Dokumentari “Requiem për Skulptorin Agim Rada” vjen premierë

29
0

Një udhëtim emocional dhe artistik në jetën dhe veprën e një prej figurave më të spikatura të artit shqiptar, skulptorit Agim Rada, erdhi mbreme premiere për publikun ne Kinema Millenium, permes dokumentarit “Requiem” me Regji e Skenar te Namik Ajazi

Ky dokumentar, i realizuar me ndjeshmëri artistike dhe vëmendje per nje shpirt te lire, rebel e krijues të Radës, solli një rrëfim miqsh mbi trashëgiminë që ai la pas, nga monumentet publike që ndërthurin kujtesën kolektive me simbolikën historike, deri tek punët e lena paperfunduar per shkak te semundjes qe i mori jeten.
Në një kohë kur të ishe vetja dhe të kishe kurajën për të jetuar i lirë nuk ishte e lehtë, Agim Rada zgjodhi artin e ironine si formën më të lartë të rezistencës dhe shprehjes individuale.

Përmes intervistave me bashkëpunëtorë, kritikë arti dhe familjarë, si dhe arkivave vizuale , “Requiem” solli rrugëtimin e një artisti që i dha formë artit shqiptare në gur, bronz dhe shpirt.