Ballina Sport Norris fiton Çmimin e Madh të Monakos, një pilot i Ferrarit e...

Norris fiton Çmimin e Madh të Monakos, një pilot i Ferrarit e mbyll me podium javën në Formula 1

37
0

Çmimi i Madh i Monakos ka parë si fitues Lando Norris në Formula 1. Piloti i MekLarenit e mbylli garën, që solli betejë taktike, para Sharl Lëklerk. Ky i fundit ndërkohë e kishte cirkuitin e shtëpisë në Montekarlo.

Podiumi u plotësua me tjetër pilot të MekLaren. Piastri la pas Vershtapen dhe Hamilton, që nuk mund të shkonte më shumë se vendi i pestë.

Fernando Alonso dhe Gasli nuk ia dolën të përfundonin garën me 78 xhiro.  Norris tashmë është 13 pikë prapa Piastrit, që kryeson renditjen e përgjithshme. Të dy pilotët e MekLaren po spikasin në këtë edicion.

Vershtapen ndodhet në vendin e tretë ndërkohë me 22 pikë më pak. Kampioni në fuqi po mundohet me Red Bull, që të ndjekë ritmin e dyshes rivale.