E njohur për dëshirën e saj për ndryshime, Lizzo duket se po e shijon pamjen e saj të re më shumë se kurrë.
Këngëtarja fituese e çmimit Grammy tani është bërë bjonde dhe vazhdon të ndajë foto me miqtë e saj në internet.
Në një postim që bëri në llogarinë e saj në Instagram, ajo ngarkoi një sërë fotosh dhe videosh prapa skenave, ku shfaqej si bionde. Në fakt, shumë veta vunë re në postimin e saj se ajo i referohej qartë Beyoncé-s.
“Vetëm një vajzë dhe epoka e saj e bjondes”, shkroi Lizzo në mbishkrimin e postimit, i cili përfshinte edhe pamje nga paraqitja e saj e fundit në skenë si e ftuar për SZA gjatë Grand National Tour në Los Angeles.
Në fakt, në njërën nga fotot, Lizzo përfshiu një pamje të ekranit të reklamës së Beyoncé-s për markën Cècred, duke konfirmuar ngjashmërinë e tyre dhe burimin e frymëzimit për imazhin e saj.
Fansat e saj reaguan shpejt me komente nën fotot e saj, duke theksuar se ajo ngjan me Beyonce. “Betohem, kur pashë foton, mendova se ishte Bey!” “I dua divat e mia”, shkroi një person, ndërsa një tjetër shtoi: “Mirë se erdhe përsëri, Beyonce”.