Ballina Kronika Shkodër/ Ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale, vihet në pranga...

Shkodër/ Ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale, vihet në pranga 31-vjeçari Arlind Kajoshi

31
0

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Arlind Kajoshi, 31 vjeç, banues në Shkodër, ishte shpallur më kërkim për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Kanosja”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është përfshirë në konfliktin e ndodhur për vendparkimin e automjeteve, më datë 03.06.2024, në rrugën “Pogej”, gjatë të cilit u godit fizikisht dhe me sende të forta, shtetasi V. B.

Vijon puna për kapjen e shtetasit S. H., 27 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër,  për veprime të mëtejshme.