Ballina Kronika Shpërthim me eksploziv në derën e një lokali në Berat, raportohet për...

Shpërthim me eksploziv në derën e një lokali në Berat, raportohet për dëme materiale

59
0

Mëngjesin e sotëm një sasi lëndë plasëse shpërtheu në derën e një lokali në qytetin e Beratit.

Policia sqaron se ngjarja u regjistrua rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen “Çlirim”, ndërsa lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale S.F.

Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

“Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thote policia.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

– Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Xh., 48 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit R. Xh., 51 vjeç, 1 aparat celular dhe vegla pune.

– referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. C., 54 vjeç, banues në Kuçovë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës, motrës dhe mbesës së tij.

– Informacion paraprak/ Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.