Ballina Kuriozitete Drita misterioze mbi Arizona, UFO apo raketa? Nisin spekulimet

Drita misterioze mbi Arizona, UFO apo raketa? Nisin spekulimet

54
0

Një rreze misterioze drite e parë në qiellin e natës mbi Arizonën dhe shtetet fqinje ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë kineze, sipas një astronomi.

Drita ndezi spekulime në internet kur u pa në qiell, me disa hipoteza se mund të ishin grimca energjike në atmosferë që shkaktojnë një fenomen të motit hapësinor të njohur si STEVE.

Teori të tjera përfshinin reflektimet nga kristalet e akullit në atmosferë, aktivitetin e meteorëve apo edhe ndërhyrjen jashtëtokësore.

Astronomi Tony Phillips tha drita ka shumë të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë kineze e lëshuar rreth një orë përpara pamjeve të raportuara të SHBA-së.

Ai tha se rrezja e dritës mund të ketë qenë nga raketa që ka rënë në orbitën ose nga vendosja e satelitëve të saj.

“Kjo shtëllungë nuk ishte një aurora dhe nuk ishte STEVE. Ne besojmë se është e lidhur me një lëshim rakete në Kinë”, tha Phillips.