Një parashutist në Kinë i shpëtoi për mrekulli një ngjarjeje qw mund tw cconte nw fatalitet, pasi u rrëmbye nga erërat dhe u ngrit në një lartësi prej afro 8,000 metrash mbi tokë, në kushte ekstreme me temperatura nën -40°C dhe mungesë të theksuar oksigjeni.
Ngjarja ndodhi në malet Qilian, ku parashutisti Liu Ge kishte nisur fluturimin nga një lartësi prej 3,000 metrash. Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, ai humbi kontrollin e parashutës pak minuta pas ngritjes, duke u ngritur shumë më lart nga sa ishte planifikuar.
“Isha i mbuluar me akull, ndjeja mungesën e oksigjenit dhe duart më ishin ngrirë, por vazhdova të komunikoj me ekipin tim,” tha Liu për Global Times.
Pavarësisht kushteve ekstreme, Liu nuk humbi ndjenjat dhe arriti të ulej në mënyrë të sigurt. Megjithatë, përjetimi i shkaktoi ngrirje të rëndë dhe ai u shtrua në spital.
Pas publikimit të videos, autoritetet kineze njoftuan se kanë nisur një hetim për fluturimin, pasi dyshohet se Liu nuk kishte marrë lejen e nevojshme për të kryer hedhjen.