Cassie është shtruar në spital.Këngëtarja 38-vjeçare shtatzënë u dërgua me urgjencë në spital dhe së shpejti mund të lindë, raporton TMZ.
Burimet për median kanë treguar se ajo u dërgua në një spital të Neë York-ut dhe është në njësinë e lindjes. Një burim tjetër ka thënë se Cassie mund të ketë komplikime.
Lajmi vjen pikërisht pasi ajo mbaroi së dëshmuari në gjyqin penal ndaj P.Diddy ditë më parë, pas katër ditësh dëshmi për marrëdhënien e tyre të dyshuar abuzive.
Cassie ishte rreth tetë muajshe shtatzënë kur dëshmoi. Kjo është shtatzënia e saj e tretë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Alex Fine, tashmë kanë dy fëmijë së bashku.