Ballina Ekonomia Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën...

Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll

32
0

Skema e sigurimeve shoqërore ka arkëtuar më shumë, teksa është treguar me e kursyer në shpenzime me 2024, duke ulur në këtë mënyrë boshllëkun “deficitin” që mbulohet nga buxheti.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se deficiti i skemës së sigurimeve shoqërore (të ardhura nga kontributet minus shpenzimet për pensionet) arritën në -1.9 për qind të PBB-së, duke qëndruar në të njëjtin nivel më vitin e kaluar por shumë më ulët se niveli 3.2% të PBB-së në vitin 2016.

Të ardhurat më të larta nga kontributet janë faktor kryesor që kanë ndikuar në frenimin e rritjes së deficitit të skemës së pensioneve. Ato arritën 139,4 miliard lekë me 2024 ose 10.5% më shumë se fakti i 2023, teksa numri i kontribuuesve u rrit 2%.

Paga mesatare bruto u rrit 11,2%, duke nxitur arkëtimet nga kontributet të cilat grumbullohen mbi pagat bruto.

Nga ana tjetër rritja e shpenzimeve për skemën e pensioneve ishte me modeste në vitin 2024. Indeksimi i pensioneve u bë vetëm 4,1% në tetor 2024, shumë më pak se niveli 8,6% i vitit 2023. Për pasojë shpenzimet faktike të skemës së sigurimeve ishin pak më të ulëta se plani.

Kursimet në krahun e shpenzimeve të skemës po nxiten nga përfitimet më të ulëta të pensioneve të reja. Mosplotësimi i kritereve për pension, sidomos vitet e punës me sigurime ka bërë që pjesa dërmuese e përfituesve të pensioneve të pleqërisë të marrin pagesa të pjesshme.

Deficiti i skemës së pensioneve në vlerë ishte 49 miliardë lekë ose 500 milionë euro vitin e kaluar. Kjo vlerë ishte 8% më e lartë se me 2023, por 14% më i ulët se e vitit të 2022. Rritja me rreth 4% e PBB në vlerë i ka ulur raportet e shpenzimeve për disa zëra që kanë në vlera neto të njëjta si në vitin 2023.

Nëse rritja e pagës minimale 50,000 lekë vijon sipas planit të qeverisë vitin që vjen dhe digjitalizimi forcon formalizimin, të ardhurat mund të vazhdojnë të përmirësojnë deficitin. Megjithatë zhvillimet demografike me plakjen e popullsisë që rrit daljet në pension do të ushtrojë presion për rritjen e shpenzimeve.

Pensionet në tregun e punës, të tilla si emigracioni dhe informaliteti i lartë po ngushtojnë bazën e kontributeve. Reformat mbi skemën e pensioneve të zhvilluara gjatë 30 viteve të fundit nuk preken thelbin, strukturën demografike dhe informalitetin në tregun e punës. Aktualisht është duke u hartuar një reformë për pensionet, por ajo ndaloi progresin për shkak të zgjedhjeve të përgjithshme./ Monitor