Ballina Rajoni Greva e taksistëve në Greqi! Bllokojnë për dy orë pikat hyrëse dhe...

Greva e taksistëve në Greqi! Bllokojnë për dy orë pikat hyrëse dhe dalëse të aeroportit të Athinës

28
0

Qindra taksistë bllokuan mesditën e së mërkurës për gati dy orë pikat hyrëse dhe dalëse të aeroportit të Athinës.

Ndryshe nga protestat e tjera, taksistët grekë zgjodhën aeroportin e Athinës për të zhvilluar protestën e tyre, e cila zhvillohet në kuadër të një greve 48 orëshe të këtij sektori.

Sipas sindikatës së tyre, vendimi për grevë u mor në shenjë proteste kundër politikave qeveritare në Athinë ndaj këtij grupi interesi.

Taksistët kërkojnë lehtësira fiskale, pakësimin e konkurrencës nga autobusët turistikë, por edhe mundësinë të lëvizin në korsitë e dedikuara për autobusët urbanë, ç’ka ka hasur në kundërshtimin e ashpër të ministrisë greke të transportit e cila tenton përmirësoje shërbimin urban të Athinës,i konsideruar si më i vjetëruari dhe më i keqi në bashkimin europian.

Pas protestës, taksistët u shpërndanë me zotimin e intensifikimit të protestave të tyre gjatë ditëve dhe muajve të ardhshme.