Ballina Politika Humbja e thellë në zgjedhje, Kreshnik Çollaku: Ja gabimet e pafalshme që...

Humbja e thellë në zgjedhje, Kreshnik Çollaku: Ja gabimet e pafalshme që ka bërë PD-ja

41
0

sh-deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku u shpreh se, gabimi i kandidatëve të opozitës në zgjedhjet e 11 majit është se askush nuk punonte për votën opozitare por gjithsecili punonte vetëm për mandatin e tij, duke takuar vetëm besnikët e opozitës.

Sipas tij, PD-ja ka dal nga zgjedhjet e 11 majit në një situatë tepër dramatike, duke shtuar se, një tjetër gabim ishte dhe vota pro që PD-ja dha për Kodin Zgjedhor në korrik të vitit 2024.

“Ajo që na bënë mirë ne dhe opinionit publik është që duhet ti themi gjerat ashtu siç janë, sepse në Shqipëria është ngritur industria e manipulimit të votave.  Prej katër procese zgjedhore, politike dhe lokale, është perfeksionuar mekanizmi i manipulimit të vullnetit të shoqërisë.

Nga ana tjetër, ajo që ka ndodhur me PD-në është se po kaq herë ka dështuar që të ndërtojë antikorpe për tu ballafaquar me këtë mekanizëm manipulator të votave. Unë mendoj se nëse ka një shans dhe një mundësi që PD-ja të mbetët historike duhet të formatojë veten duke u ballafaquar me disa të vërteta që duhet ti drejtojë vetes.

Një ndër gabimet e pafalshme që ka bërë PD-ja këtë herë është miratimi i Kodit Zgjedhor në parlament. Unë kam votuar kundër kodit dhe kam bërë një apel kolegëve të mi dhe kam bërë dhe debat personal.

Nuk e kam kuptuar pse duhet të votonte PD-ja votat për të miratuar këtë kod. Ose është treguar naive ose është një histori e paqartë edhe sot. Opozita vinte nga një konflikt shumë të thellë brenda vetes dhe interesi i saj ishte që të kërkonte një front para zgjedhor opozitar.

Ndërsa PD-ja me këtë kod bërë të kundërtën e asaj që kërkohej. PD ra në kurthin e këtij kodi sepse vinte nga një përçarje e madhe dhe i fali mazhorancës 12 mandate pa nisur gara. Nuk ka pasur garë mes kandidatëve të opozitës dhe të mazhorancës, lufta ishte brenda listët të hapur të qeverisë.

Sali Berisha dërgonte mesazhe që dilni në terren dhe takoni njerëzit por askush nga kandidatët e listës së hapur nuk doli për të gjetur vota jashtë votës opozitare, por të gjithë ne shkonim takonim votat tona të sigurta.  Secili kishte synim mandatin e vetë dhe lamë votën ‘gri’ dhe të ‘pakënaqurit’ pa takuar”, tha Çollaku i ftuar në emisionin “Ngjarja Kryesore” në RTSH 1.