Ballina Aktualitet Kërkoi që t’i hiqej mandati Vullnet Sinajt, Kushtetuesja rrëzon Partinë Demokratike

Kërkoi që t’i hiqej mandati Vullnet Sinajt, Kushtetuesja rrëzon Partinë Demokratike

35
0

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD për mandatin e Vullnet Sinajt. Më 5 Mars, PD iu drejtua Kushtetueses me kërkesën që të shpallte të papajtueshëm vendimin e 30 janarit 2025 në parlament, për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese nga Kuvendi për mandatin e deputetit socialist.

Demokratët pretendojnë se përmes bizneseve të tij, deputeti ka përfituar 36 mijë euro nga buxheti i shtetit. Kërkesa, që mbante firmën e 14 deputetëve, erdhi pasi më 30 janar në Kuvend u votua kundër dërgimit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të deputetit socialist.

Kërkesat e PD drejtuar Gjykatës Kushtetuese:

  1. Zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve.
  2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 5, datë 30.01.2025 “Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese” për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj.
  3. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj

Në përfundim të seancës Kushtetuesja vendosi rrëzimin e kërkesës.