Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot ambasadorin William Walker, ish-shef i Misionit Verifikues të OSBE-së.
Walker po shoqërohej nga bashkëshortja e tij.
Në një takim miqësor, biseduan për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet e zgjedhjeve, punën e institucioneve dhe sfidat e vendit e të rajonit.
Kurti u shpreh si gjithmonë i lumtur që ta takojë e të bashkëbisedojë me ambasadorin Walker, të cilin e falënderoi për rolin e tij historik për popullin tonë dhe angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të së vërtetës dhe drejtësisë.