Ballina Kronika Me armë dhe drogë në banesë dhe makinë, arrestohet 28-vjeçari

Me armë dhe drogë në banesë dhe makinë, arrestohet 28-vjeçari

58
0

Lushnjë/Posedonte armë dhe lëndë narkotike, në automjet dhe në banesë, arrestohet 28-vjeçari.

Sekuestrohen 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh.

Si rezultat i kontrolleve sistematike, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin Ersilio Sina, 28 vjeç, banues në Lushnjë.

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh.