Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka deklaruar dje në media se do arrestohen dy deputetë të PD.
Ai tha ndër të tjera:
“Mund të ikin vetë ata të së mbyllurës se nuk i tremb as unë e as Iliri (Alimhemeti). Se do hyjnë ca në burg, ja po e them tani. Dhe nuk i fus në burg unë, por do i fusë llumi i tyre. Shumë informacion kam.
A kam gënjyer ndonjëherë tani këto 10 vite? Mbaje si bast”, shtoi Murrizi.
Por kush dy deputetët e listës së mbyllur të PD-së në qarkun Tiranë që do të arrestohen?
Ja lista e 13 deputetëve demokratë që kanë fituar me 11 maj:
1-Sali Berisha
2-Edi Paloka
3-Albana Vokshi
4-Belind Këlliçi
5-Flamur Noka
6-Jozefina Topalli
7-Besart Xhaferri
8-Fatmir Mediu
9-Erisa Xhixho
10-Klevis Balliu
11-Mesila Doda
12-Tedi Blushi
13-Jorida Tabaku
Atëhere kush janë dy deputetët nga kjo listë që Myslim Murrizi parashikon se do të arrestohen nga SPAK?
Pak a shumë për njërin dihet, por cili është tjetri, që ish-deputeti i PD deklaroi se ka burime të sigurta?