Nga Skënder Sadri KAPITI
Shkalla e demokracisë në një shtet demokratik varet se sa tolerante dhe se si sillet pushteti me opozitën. Në mënyrën se si po shkon zgjedhja e kryetarit të parlamentit të Kosovës ku kanë dështuar 22 seanca , kjo po ndodh vetëm për faje të arrogancës dhe të kokëfortësisë së Albin Kurtit sipas të cilit ose Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit ose bëhet Kijameti, por edhe nga egoja e Haxhiut që këmbëngul dhe nuk i hap rrugë kandidimit të një kandidati tjetër.Kjo verteton atë se as Kurti dhe as ajo nuk kanë sensinn e tolerancës, përgjegjshmërisë dhe as nuk pranojnë konsensusin demokratik për të shmangur krizën parlamntare, ose mendojnë që të krijojnë krizë duke shpresuar se ajo do t’u shërbejë atyre që ta rrisn imazhin te opinion publik duke akuzuar opozitën, por që po ndodh e kundërta vetëm sa ata të dy dhe Vetëvendosja po konsumohen dhe do shkojnë drejt rënies.
Pra, përgjegjësia kryesore e këtij “sui generis”të Kurtit për moskonstituimin e parlamentit bie mbi Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen , pra e shumicës e cila nuk toleron por mbetet kokëfortë dhe ngul këmbë vetëm që kryetar parlamenti të bëhet një individ i parapëlqyer nga kryetari i Partisë Albin Kurti, a thua se Haxhiu dhe vetëm ajo patjetër dhe domosdoshmërisht duhet të jetë kryeparlamentare.
Mirëpo Kurti nuk e kupton se kjo për të do ketë kosto politike, dhe se ai dhe Vetëvendosje do konsumohet akoma dhe më shumë politikisht. Ndoshta Kurti tinëzisht punon që më mirë të ketë një krizë parlamentare , që të moszgjidhet Kryetari i Parlamentit, me qëllim që të mos vijë një krizë qeveritare më pastaj ku ai mund të mos zgjidhet kryeministër gjë që atij dhe karrierës së tij do t’i kushtonte shumë.
Në rrethanat kur ai nuk ndjehet aspak mirë edhe nga rënia e reputacionit dhe e besueshmërisë së tij te aleatët perendimor, ndoshta edhe ai mund të dëshirojë kalimin në opozitë dhe më pastaj është “i lirë” të dalë e të duket si patriot që vetëm ai i bën të mirën për Kosovën sic vepronte edhe më parë kur ishte në opozitë,por që në pushtet ai edhe njohu Kosovën shtet, njohu edhe simbolet e tij dhe që hoqi dorë edhe nga pseudokauza e tij për Bashkim Kombëtar.Dhe këto ai i beri vetëm për interesa pushteti dhe egoizmi.
Kurti e shikon se po konsumohet dhe nuk mundet më të prodhojë më retorika e mashtrime publike.Kurti është manipulator se gjoja po mbron sovranitetin shtetëror të Kosovës në një kohë kur garant i shtetit dhe i sovranitertit të Kosovës janë SHBA-të dhe aleatët e saj perendimor të NATO-s prej të cilëve erdhi liria dhe formimi i shtetit të Kosovës.Mos po i bien Kurtit puplat patriotike, dhe për pasojë edhe mund ta dëshirojë largimin nga pushteti, sepse në opozitë është lehtë të bëhesh e të deklarohesh patriot e kombëtar sic e ka bërë kur ka qenë edhe më parë në opozitë.Kurti një punë e ka bërë, atë që nuk i pastroi listat e veteranëve nga ata të rrejshmit, por ai dhe administrate e tij janë treguar tejet vigjilent në “hulumtimin” se mos ndonjë veteran i vërtetë punon roje, puntor lavazhi, shitës ambulant etj. në mënyrë që t’ia heqë atyre pensionin e veteranit si dhe heqjen e pensionit të veteranit veteranëve të vërtetë nga Shqipëria.Ai ka qenë edhe kundër Ibrahim Rugovës por e ndërroi qëndrimin e tij me hipokrizi vetëm për të marrë vota nga antarësia e LDK-së.
Albin, koha dhe realiteti nxjerrin në dritë hipokrizitë, mashtrimet dhe spekulimet e politikanit saqo që të pëpiqet ai të pëdorë alibira, retorika, populizma dhe të duket patriot e populist mashtrues.