Ballina Politika “PS ka nevojë për figura të reja”, Braçe zbulon nëse ka ambicie...

“PS ka nevojë për figura të reja”, Braçe zbulon nëse ka ambicie për t’u bërë ministër

39
0

Erion Braçe, deputeti i dytë më i votuar nga lista e hapur në qarkun e Tiranës, me 23864 vota në total, u zotua se do të bëjë çdo ditë detyrën e deputetit, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë e përfshirjes në kabinetin qeverisës.

“Nëse më vjen mundësia, do të marr vendimet e mia. Por deputetin do ta bëj me kohë të plotë, e kam për detyrë ndaj atyre që më votuan”, tha Braçe në “Wake Up”, që deri në shtator do të vazhdojë të përfaqësojë Divjakën në Kuvend.

Krahas figurave të reja që do të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë, socialisti theksoi se figura të reja duhen edhe në Partinë Socialiste.

“Duhen figura të reja në parti, këtë mundësi ta japin edhe listat e mbyllura. Por duhej që disa të tjerë të sprovoheshin të listat e hapura, përfshirë edhe mua pa diskutim”.

I pyetur për synimin e qeverisë për t’u anëtarësuar në BE brenda vitit 2030, ç’ka ishte dhe lajtmotvi i fushatës së socialistëve, Braçe tha se “janë bërë të gjithë yjet bashkë. “Mund të ndodhë, por kjo varet edhe nga faktorë të tjerë, siç është vendimmarrja e Bashkimit Europian”, tha ai.