Ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah beson se mund ta vazhdojë karrierën e tij deri në moshën 40 vjeçare.
Salah e ka mbyllur një sezon të suksesshëm me Liverpoolin, duke fituar Ligën Premier dhe duke u zgjedhur lojtari më i mirë i sezonit.
Përveç kësaj, ylli egjiptian ishte edhe golashënuesi dhe asistuesi më i mirë i sezonit, duke treguar edhe një herë nivel të lartë të performancës.
“Do të ndalem së luajturi kur të ndiej se është koha e duhur”, ka thënë fillimisht Salah në një intervistë me mediumin egjiptian ON Sports.
“Nëse më kërkoni mendimin tim, mendoj se mund të luaj deri në moshën 39 ose 40 vjeçare, por do të largohem më herët nëse ndiej se dua të ndalem. Kam arritur shumë”.
“Kontrata ime me Liverpoolin ishte gati të skadonte dhe do të isha transferuar në Arabinë Saudite, por ne finalizuam marrëveshjen e zgjatjes së kontratës me Liverpoolin”, përfundoi ylli egjiptian.