Ballina Europë Tronditëse në Itali! 14-vjeçarja vritet nga ish i dashuri 4 vite më...

Tronditëse në Itali! 14-vjeçarja vritet nga ish i dashuri 4 vite më i madh, u qëllua disa herë në kokë me gur

25
0

Martina Carbonaro, 14-vjeçarja që ishte zhdukur dy ditë më parë në Afragola, pranë Napolit, është gjetur e pajetë.

Trupi i saj u zbuluar nga karabinierët në një ndërtesë të rrënuar pranë ish-stadiumit “Moccia”, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj. Sipas hetimeve, ajo ishte fshehur nën një dyshek.

Ish-i dashuri i Martinës, 18-vjeçari Alessio Tucci, është arrestuar me akuza të rënda për vrasje dhe fshehje të kufomës.

Gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria e Napolit të Veriut, ai ka pranuar se shkaktoi vdekjen e vajzës dhe më pas fshehu trupin e saj.

Hetimet tregojnë se vrasja ishte e përgjakshme, ndërsa viktima është goditur disa herë në kokë me një gur. Motivi i krimit dyshohet të jetë sentimental, pasi Martina kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes së tyre, dhe 18-vjeçari nuk mund ta pranonte ndarjen.

Rasti po ndiqet nga autoritetet lokale, ndërsa komuniteti i Afragolës është i tronditur nga ky ngjarje tragjike.