Ballina Lifestyle 10 taktika të fshehura, që njerëzit përdorin për të ta “gërryer” fuqinë...

10 taktika të fshehura, që njerëzit përdorin për të ta “gërryer” fuqinë tënde

46
0

Njerëzit përdorin taktika çdo ditë për ta vjedhur në heshtje statusin tënd, pa e vënë re. Nëse i pikas herët, mund të ruash kontrollin… dhe fuqinë tënde

  1. Përdorimi i qëllimshëm i heshtjes

Ata e shohin mesazhin tënd, por presin me orë apo edhe ditë të tëra për të kthyer përgjigje. Jo sepse janë të zënë, por për të të kujtuar se kush e kontrollon rrjedhën e vëmendjes. Kjo heshtje të bën që të kërkosh miratimin e tyre dhe të vendos në një pozicion reagues.

  1. Korrigjimet e vazhdueshme

Ata korrigjojnë fjalët që përdor, faktet apo tonin – jo për të të ndihmuar, por për të vendosur në heshtje, veten e tyre mbi ty. Çdo korrigjim i vogël e gërryen pak nga pak vetëbesimin tënd, ndërsa ata rrinë të qetë dhe të përmbajtur, pa e ngritur zërin kurrë, por gjithmonë duke imponuar dominimin e tyre.

  1. Komplimentet e dyfishta (me nënkuptim poshtërues)

“Je më i/e zgjuar se sa e prisja” tingëllon si lavdërim, por në të vërtetë është një kurth. Ai dëmton vetëvlerësimin tënd duke vendosur pritshmëri të ulëta, që ata pretendojnë se ti po i tejkalon, duke të bërë të ndihesh mirënjohës për “miratimin” e tyre.

  1. Rrëfime konkurruese

Kur ti ndan një sukses që ke arritur, ata menjëherë e kalojnë vëmendjen, me një histori më të madhe dhe më të mirë (sipas tyre). Kjo garë e fshehtë për të dalë mbi ty e kthen çdo bisedë në një garë, ku fitoret e tua nuk janë kurrë mjaftueshëm të vlefshme.

  1. Aleancat e padukshme

Ata përmendin palë të treta gjatë bisedave me ty – jo për t’i përfshirë, por për të ndryshuar ekuilibrin e fuqisë. Papritur, ti nuk po flet më vetëm me ta, por po “performon” për një audiencë të imagjinuar prej tyre, gjë që të mban në tension.

  1. Manipulimi i humorit

Ata ndryshojnë humorin, planet apo reagimet pa asnjë paralajmërim, duke krijuar një kaos të kontrolluar rrotull teje. Kjo paparashikueshmëri të mban të pasigurt, në ankthsh dhe, në fund, nën kontrollin e tyre.

  1. Kujtesa e përzgjedhur

Ata “harrojnë” arritjet apo kontributet e tua, por nuk humbasin asnjë rast për të kujtuar gabimet më të vogla që ke bërë. Kjo fshirje e heshtur gërryen vetëbesimin tënd dhe të bën të dyshosh në vlerën tënde.

  1. Modestia e shtirur

Ata sillen sikur janë të pasigurt apo sikur nënvlerësojnë veten, aq sa për të të bërë ty të ulësh mbrojtjen dhe të relaksohesh. Por kjo është një maskë – një lëvizje e llogaritur për të të çarmatosur dhe për të ruajtur kontrollin prapa skenës.

  1. Shmangia e kontaktit me sy

Ata shmangin qëllimisht kontaktin e plotë me sytë, duke të dhënë sinjalin se ti nuk meriton vëmendjen apo respektin e tyre të plotë. Ky mesazh i heshtur të bën të ndihesh i vogël dhe i shkëputur.

  1. Vetëpërmbajtja e heshtur

As buzëqeshje, as tundje koke, asnjë reagim fare. Kjo heshtje e ftohtë të detyron të përpiqesh më shumë për të fituar miratimin e tyre ose për të mbushur boshllëkun e sikletshëm, ndërkohë që ata kontrollojnë qetësisht hapësirën pa thënë asnjë fjalë. / bota.al