Ballina Kronika 5 shokët nga Nikla dhunojnë dhe kërcënojnë dy pronarët në Tiranë, publikohet...

5 shokët nga Nikla dhunojnë dhe kërcënojnë dy pronarët në Tiranë, publikohet pamjet

49
0

Një konflikt për çështje pronash është regjistruar së fundmi në kryeqytet. Policia e Tiranës njofton se katër persona kanë rënë në pranga, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi dhunuan dhe kërcënuan dy bashkëpronarët e një sipërfaqe toke në Rrugën e Elbasanit.

Shtetasit Endri Allushi, Erald Basha, Ervin Topi, Ardian Shera dhe Emiljano Topi, të gjithë banuyes në fshatin Nikël, shokë me njëri-tjetrin, dhunuan dhe kërcënuan shtetasit L.H dhe A.C.

Menjëherë pas denoncimit të këtyre të fundit, policia vendosi në pranga katër prej tyre, ndërkohë që po punon për kapjen e Topit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pretendimi”.

Dhunuan dhe kanosën 2 bashkëpronarët e një sipërfaqe toke në Rrugën e Elbasanit, me pretendimin se kjo pronë ishte e njërit prej tyre, arrestohen 4 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të shtetasve L. H. dhe A. C., se 5 shtetas i kishin dhunuar dhe kanosur, pasi njëri prej tyre pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës që kallëzuesit deklarojnë se e kanë blerë në vitin 2021, nga 1 shtetas tjetër, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Pretendimi”.

Gjatë operacionit, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit E. A., 28 vjeç, E. B., 31 vjeç, E. T., 42 vjeç dhe A. Sh., 44 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi që pretendon pronësinë mbi sipërfaqen e tokës, E. T., 37 vjeç, të pestë banues në fshatin Nikël, Krujë, shokë me njëri-tjetrin.

Punohet intensivisht për kapjen e 37-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim