Ballina Kronika Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori! Shoferi arratiset...

Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori! Shoferi arratiset nga vendngjarja

36
0

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ende i paidentifikuar ka përplasur një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Kurbinit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja pa dhënë ndihmë, duke marrë me vete edhe automjetin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.