Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi sot sërish atë që e cilëson masakër elektorale me zgjedhjet e 11 Majit. Akuzoi se ‘autostradën e heroinës e kontrollon Suel Çela’. Për Troplinët tha se pasi i dhanë fitoren Edi Ramës në Durrës vazhdojnë kontrollin e portit.
“Posta shqiptare shtiu duart mbi procesin e votës së diasporës. Ky futet në një zyrë tjetër dhe i mbush vetë. Ky nuk ishte proces, por u krye në zyrat e partisë, por kanë marrë pjesë edhe zyrtarët e ambasadave.
Farsa ka si gjenerator shtetin elektoral. Të gjithë Troplinët janë të lirë, gjoja në ndjekje, paçka shkojnë dhe shtrojnë në dru para 4-5 ditësh Gjushin. Ky janë, vazhdojnë të menaxhojnë portin, të kontrollojnë portin, të presin ngarkesat, t’i kalojnë” tha ai.