Deputeti në largim i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, ka hedhur akuza të forta në adresë të liderit të PD-së, Sali Berisha, gjatë një interviste në News24, pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit.
Xhaferaj deklaroi se Berisha nuk ka investuar për një lidership të ri pas humbjes së vitit 2013, por ka mbështetur një drejtues si Lulzim Basha që, sipas tij, garantonte interesat familjare të Berishës. Ai akuzoi ish-kryeministrin se ka ndërhyrë në garën mes Bashës dhe Olldashit dhe më pas ka qenë “garanti” i qëndrimit të Bashës edhe pas humbjeve në 2017 dhe 2021.
“Berisha ndërtoi një fabul të pasinqertë për t’u rikthyer në krye të PD-së pas largimit nga Basha. Pretendoi se e bëri për partinë, por në fakt veprimet e tij shërbyen vetëm interesave personale”, u shpreh Xhaferaj.