Ka dështuar për të 23-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
As këtë të enjte nuk pati kuorum për vendimmarrjen mbi komisionin për votimin e fshehtë.
Partia Demokratike e Kosovës vazhdon të kërkojë ndërrimin e emrit të kryeparlamentarit në mënyrë që të zhbllokohet Kuvendi.
Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.
Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit për të lëvizur përpara me krijimin e institucioneve.