Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë televizive ka deklaruar se tani që Partia Demokratike rimori vulën, PL-ja do të garojë me siglën e saj në zgjedhjet lokale.
“Tani që fatmirësisht që PD e rimori vulën që i kishin rrëmbyer për tre vite në zgjedhjet e ardhshme, Partia e Lirisë do garojë me siglën e saj të paktën në të gjitha Këshillat Bashkiakë të Shqipërisë dhe do provojë realisht fuqinë e saj”, tha Meta.
“Ndaj, që në fillim të javës nisim analizën e zgjedhjeve”, shtoi Ilir Meta
Kjo është deklarata e parë e Metës që tregon pozicionimin e forcës së tij politike në zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në 5 bashki këtë vit, apo në 2027.
Kujtojmë se Sali Berisha nuk arriti ta bëjë deputet Metën në 11 Maj, teksa e përfshiu në listën e hapur të PD në Tiranë.