Ballina Politika “Narkodiktator i Ballkanit”/ Shpërthen keq Berisha: Rama do të përfundojë në burg...

“Narkodiktator i Ballkanit”/ Shpërthen keq Berisha: Rama do të përfundojë në burg si narkodiktatori i Panamasë

29
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama mund të ketë të njëjtin fat si ish-lideri i Panamasë, Manuel Noriega, që pasi e ktheu vendin në një narkoshtet, u dënua në SHBA dhe shtete të tjera.

I ftuar në një studio televizive Berisha deklaroi se nuk ka asgjë të çuditshme nga mbështetja e Ramës nga ndërkombëtarët, pasi edhe ai mund të këtë një fund të ngjashëm. Kryedemokrati tha se Rama është narkodiktatori i Ballkanit.

Sali Berisha:

“Asgjë të çuditshme nuk ka. Ka qenë një narkodiktator i Panamasë që e ndihmuan me besim se do të bëjë shtet ligjor, por e ktheu në narkoshtet. Aq sa Xhorxh Bush I-rë dërgoi marinsat dhe e gjetën në xhungël. U dënua shumë vite dhe pas burgut e dënoi edhe Franca përjetë. E them këtë se nuk ka asgjë të çuditshme që Ramaduro do të ketë fatin e Noriegës. E arrijnë ata se kanë shumë faktorë. Prandaj mos u çudisni aspak. Rama është narkodiktatori i Ballkanit”.