Ballina Aktualitet Ndodh edhe kështu/ Kryetari i Shoqatës “Durrësi Autokton”, Abdulla Deliallisi, që...

Ndodh edhe kështu/ Kryetari i Shoqatës “Durrësi Autokton”, Abdulla Deliallisi, që promovon vlerat intelektuale… dënohet vetë për fallsifikim dokumentash

203
0

Durrësi njihet si qytet çudirash dhe aq më shumë kur këto çudira nuk pushtojnë vetëm institucionet po edhe shoqatat që promovojnë vlerat intelektuale, kontributin për e njerëzve për qytetin po edhe më gjërë. Një vendim i dhënë ditët e fundit nga gjyqtari Rexhep Bekteshi ka hapur debate po edhe kthyer në batuta mes qytetarëve duke vënë në dyshim jo vetëm një shoqatë që është përfolur si version i “debatikut” me mosha madhore për rehabilitimin dhe vlersimin e figurave po dhe ca gjëra të tjera pas të figurave që nuk gëzojnë asnjë respekt. Kreu i Shoqatës në fjalë Abdulla Deliallisi është dënuar me burgim për “fallsifikim dokumentash”, pasi është paditur nga një qytetare e quajtur Flutura Maloku.

Por cfarë ka ndodhur në fakt? Lidhur me ceshtjen 1517 ne vitin 2019, prokuroria e Durrësit ka dhënë konkluzionet ku sipas saj ka përfunduar gjykimin e ceshtjes penale në ngarkim të pandehurit Abdulla Deliallisi, i biri Rifatit dhe Nazes, i datëlindjes 1949 për ceshtjen penale të fallsifikimit të dokumnetave parashikuar nga neni, 186/2 kodit penal. Sipas konkluzionit të prokurorisë i pandehuri në fjalë ka konsumuar veprë penale të parashikuar sa më sipër të fallsifikimit të dokumentave. Ndërkohë që prokuroria ka kërkuar që  në dënimin e personit duhen mbajtur parasush rrethant po edhe mosha e të pandehurit. Më pas Prokuroria duke pasur parasush edhe këta rrethana ka kërkuar dy vite burg për personin në fjalë me akuzën e vërtetuar sipas saj për fallsifikim dokumentash.

Ndërkohë që dhënien e vendimit gjyqtari Rexep Bekteshi është shprehur se:

Deklarimin fajtor të zotit Abdulla Deliallisi për veprën penale “fallsifikim i dokumentave” dhe në bazë të nenit 186/2 dhe 49 të kodit penal, dënon me një vit e gjashtë muaj  burg.  Bazuar në faktin e rrezikshmerise së pakët pezullohet egzekutimi i vendimit për kryerjen e burgur duke e mbajtur në kohë prove prej tre vitesh nëse nuk do të bëjë më vepër tjetër penale.  Po ashtu i pandehuri duhet të mbajë kontakt me sherbimin e proves  gjatë kësaj kohe.

 

Çudia është se si u zgjodh z. Deliallisi ne kete  pozicion dhe aq më shumë që u promovua nga z. Gorea dhe me një vendim që lë akoma për të dëshiruar. Gjithashtu, që një i dënuar për fallsifikim dokumentash, që në fakt e favorizon mosha për të mos kryer burg, bredh zyrës së kryebashkiakes duke dhënë tituj nderi për emra anonim në Durrës. Fati keq i kryebashkiakes që mirë tenderat i jep  në shkelje me ligjin po edhe titujt e nderit ja rekomandon një i dënuar për fallsifikim dokumentash! Kësaj i thonë shoqatë Autoktone!