Ballina Politika “Pas rezultatit dërrmues të 11 majit duhet të shikonte nga vetja”/ Flet...

“Pas rezultatit dërrmues të 11 majit duhet të shikonte nga vetja”/ Flet analisti: PD në gjendje të mjerueshme

28
0

Për të diskutuar lidhur me zhvillimet më të fundit politike, ishte analisti Namir Lapardhaja i ftuar në një studio televizive. Analisti tha se PD nuk duhet të kërkojë fajtor për humbjen te të tjerët, por duhet ta kthejë gishtin nga vetja.

Partia Demokratike e Shqipërisë, e udhëhequr nga Sali Berisha, humbi zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Në këto zgjedhje, PS fitoi 53.3% të votave dhe 83 mandate, duke siguruar një fitore të katërt radhazi dhe një shumicë të qartë parlamentare. Në anën tjetër, PD, arriti të sigurojë vetëm 32.9% të votave dhe 50 mandate.

-Partia Demokratike është e vendosur të bëjë betejë në kuvend për zgjedhjet e 11 majit, çfarë do të thotë kjo për sesionin e ri parlamentar?

Lapardhaja: Sipas të gjitha gjasave do ripërsëritet i njëjti skenar që pamë në sesionin e kaluar. PD pas rezultatit dërrmues të 11 majit do duhej të reflektonte dhe do duhet të shikonte nga vetja çfarë nuk shkoi mirë. Po bën gjënë e gabuar, duke e parë problemin te tjetri. Për tre vite me radhë, PD u mundua ta legjitimonte Berishën në krye të saj me idenë që Berisha do krijonte një grup të fuqishëm, fitues, pas 11 majit, të njëjtët njerëz duket se po bëjnë gjithçka për ta hedhur fajn diku tjeter.

-Çfarë mund të sjellë për PD një shtyrje e gjatë e analizës së humbjes në PD?

Lapardhja: Nuk do sjellë asgjë, do ta lërë PD në gjendjen aktuale e cila është një gjendje e mjerueshme ku në parti asnjë nuk flet për problemin real. Ata që i ka vendosur në listë të sigurt nuk flasin se ia dinë Berishës për nder. PD do vijojë të vuajë krizën e saj. Por a e meritojnë demokratët një drejtim të tillë të PD dhe a e meritojnë shqiptarët një opozitë të tillë? Kjo është pyetja reale. Nëse PD nuk reflekton do vijnë shumë shpejt zgjedhjet lokale, do t’i humbë dhe do drejtojë gishtin nga kundërshtari. Nuk po them që zgjedhjet e 11 majit ishin plotësisht të lira, por një parti e përgjegjshme duhet të shikonte nga vetja.

-Besoni se do të ketë zëra që do t’i kërkojnë Berishës të zbatojë statutin për tu dorëhequr?

Lapardhaja: Vetë Berisha e mohoi diçka të tillë duke deklaruar se ai është misionar. Berisha listën e deputetëve që bëri, nuk u mundua të bënte një listë fituese për 11 majin. U mundua që më 12 maj të kishte grupin parlamentar rreth vetes dhe çdo zë kundër ta mbyste. Mund të ketë zëra periferikë që s’kanë vlerë, apo zëra që edhe më parë kanë qenë me Berishën por për shkak të vendosjes në listë e kanë humbur besimin dhe kredibilitetin te njerëzit dhe qytetarët. Nuk besoj që brenda PD do ketë zëra që të ngrihen kundër Berishës dhe lidershipit, për arsye se kemi një tre vjeçar që të gjithë ata që dolën kundër u trajtuan në mënyrë linçuese.