Ballina Politika PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Lezhës

PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Durrësit dhe Lezhës

45
0

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për certifikimin e rezultatin edhe në qarqet Durrës dhe Lezhë.

PD kërkon pavlefshmëri të gjithë rezultatit zgjedhor. Gjithashtu kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë në të gjithë zonën zgjedhore të këtij qarku. Më parë PD ka ankimuar edhe rezultatet e zgjedhjeve në Kukës, Korçë dhe Berat.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS do të zhvillojë nesër më 29 maj seancë publike për shqyrtimin e tre kërkesave ankimore të depozituara nga Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.

Këto ankesa lidhen me kundërshtimin e vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për miratimin e tabelave përmbledhëse të rezultatit në qarqet Berat, Gjirokastër dhe Vlorë, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 11 maj 2025.

Seanca do të nise në orën 10:00 ku KAS do të shqyrtojë kërkesën ankimore nr. 38, ku kërkohet pavlefshmëria e zgjedhjeve në qarkun Berat dhe përsëritja e tyre. Në orën 12:30, do të trajtohet kërkesa ankimore nr. 40, që ka të njëjtin objekt kundërshtimi për vendimin e KQZ-së Nr. 1318 mbi rezultatin e votimeve në qarkun Gjirokastër.

Ndërsa orën 15:00, KAS do të shqyrtojë kërkesën ankimore nr. 39, për zgjedhjet në qarkun Vlorë. KAS pritet të shqyrtojë pretendimet e paraqitura nga PD për parregullësitë dhe të marrë një vendim mbi ligjshmërinë e procesit zgjedhor në zonat përkatëse.