Ballina Sport Përforcime për Botërorin e Klubeve, Al Hilal ”bind” Inzaghin, interes dhe për...

Përforcime për Botërorin e Klubeve, Al Hilal ”bind” Inzaghin, interes dhe për lojtarë të tjerë

36
0

Në Arabi janë të sigurt. Aventura e Simone Inzaghit në stolin e Interit do të përfundojë pas finalës së Champions League në Mynih më datën 31 maj.

Këtë pretendon një nga transmetuesit kryesorë sportivë në Arabinë Saudite që sipas të cilit trajneri i zikaltërve ka dhënë dritën jeshile për të finalizuar marrëveshjen me Al-Hilal .

Sipas televizionit saudit, Inzaghi do të jetë madje në stolin e Al-Hilal për Kupën e Botës për Klube 2025 dhe pritet të njoftojë lamtumirën e tij me Interin menjëherë pas ndeshjes kundër PSG-së.

Siç raportohet, finalja e Ligës së Kampionëve do të jetë e fundit për Inzaghin në krye të Interit duke  mbyllur një periudhë katërvjeçare të suksesshme që trajneri do të donte ta pasuronte me Ligën e Kampionëve. Shumë shpejt tekniku do të fluturojë në Riad për të finalizuar negociatat dhe për të përcaktuar detajet e fundit në kontrate që do t’i garantojë Simones 25 milionë paga neto në sezon për dy vite.

Pavarësisht kontratës aktuale me Interin dhe premtimit, nga Marotta , për një rinovim deri në vitin 2027 me një rritje të lehtë page deri në 7 milionë, Simone Inzaghi është i sigurt për të ardhmen e tij që duket së do të jetë në Lindjen e Mesme.

Jo vetëm Inzaghi, por Al Hilal po punon dhe për transferimin e dy yjeve të tjerë Europian si futbollisti i United, Bruno Fernandesh apo sulmuesi i Gallatasaraj, Viktor Osimhen. Dy lojtarë që kërkohen nga arabët si përforcime dhe për Kupën e Botës, turneun që do të zhvillohet në SHBA nga 15 qershori deri më 13 korrik 2025.