Ballina Kronika ‘Plumbi i artë’ – “200 mijë euro për të ma sjellë Talo...

‘Plumbi i artë’ – “200 mijë euro për të ma sjellë Talo Çelën të gjallë”, Erion Alibej rrëfehet në GJKKO, tregon takimin me Dumanin

44
0

Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca gjyqësore për shqyrtimin e dosjes ‘Plumbi i Artë’, ku dëshmoi bashkëpunëtori i drejtësisë, Erion Alibej.

Sipas SPAK, Alibej akuzohet për vrasjen e Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, vëllezërve Besmir e ViktorHaxhia, si edhe Emiliano Ramazani dhe Rigers Runaj.

Pjesë nga diskutimi:

Prokurorët: Na trego për njohjen tuaj me bashkepunëtorët e tjerë të drejtësisë, Nuredin Dumanin dhe Skerdi Tasin.

Alibej: Nuredin Dumanin e kam njohur pasi kam dalë nga paraburgimi i Elbasanit, fillimi i vitit 2020. Ditën që jam liruar, fola me Arjan Spahiun. Ai kishte një kontakt, Fati, Fati. E njihja si Fat Katnari.

Kam qenë përdorues i EncroChat dhe SkyEcc. Arjani ishte në Belgjikë. Ka qenë një periudhë delikate për mua, për shkak të atentateve që na kiahin ndodhur në familje. Arjani erdhi në Shqipëri. Arjani më tha se bëhej fjalë për Dumanin që kishte dashur të më takonte.

Unë kisha hedhur fjalë, që për Talo Celën jepja 100 mijë euro për ta vrarë dhe 200 mijë për të ma sjellë të gjallë. Do bëhej takimi me Nuredinin. Unë i dhashë një makinë Arjanit, ka qenë një C Class i zi. Shkon e merr Nuredinin në Katund të ri. Ishte aksham.

Vjen Nuredini. Unë dija gjithçka mbi Nuredinin. Kisha prova, fakte, foto, adresa. Vjen Nuredini, e takoj në pallatin ku jetoj, por 2 kate më poshtë. Mbaja kushërinjtë aty, se unë isha i ngujuar. Takimi zgjati 2 ore 48 minuta. E ka regjistruar gjithë bisedën. E dëgjova për gjithçka.