Ballina Politika “Rubio lajm i keq për Berishën”, Sefa: SHBA me fokus drejtësinë në...

“Rubio lajm i keq për Berishën”, Sefa: SHBA me fokus drejtësinë në Shqipëri

39
0

Analisti Indrit Sefa tha se Rama ka zbritje në rezultatet e këtyre zgjedhjeve, ndërkohë theksoi se 83 mandatet e Ramës duhen analizuar. Sipas tij, ardhja e Rubios ishte një lajm i keq për Berishën dhe PD, ndërkohë fokusi i amerikanëve lidhet me drejtësinë dhe garantimin e interesave në rajon.

“Rama po ta shohësh në numra, ka zbritje në numrat e tij, ka 30 000 vota. Tha ne kemi votat tona, kur vjen tjetri dhe thotë kam votat e mia dhe nga 73 vajti në 83, çfarë ka ndodhur. Ose ke bërë ndonjë marifet elektoral me Kodin Zgjedhor ku doli ambasadori dhe tha që do bëjmë reformë.

Ishte më i rëndë Gonzato sot, unë mendoj që SHBA me reagimin që dhanë të martën e mbyllën kapitullin e zgjedhjeve. Projektet e tyre lidhen me reformën në drejtësi dhe garantimin e interesave në rajon.

Në lidhje me Non Grata, kur u zgjodh Rubio për mua ishte lajm i keq për Berishën dhe PD. Fakti që Rubio është një personazh që ka tërë jetën në senat dhe një nominim që mori 100 për qind të votave të senatit.”