Ballina Politika Zgjedhjet – Ferdinand Xhaferaj: Opozita pësoi një humbje turpëruese, PD ka arritur...

Zgjedhjet – Ferdinand Xhaferaj: Opozita pësoi një humbje turpëruese, PD ka arritur fundin

57
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit, deklaroi se Partia Demokratike ndodhet në një pikë kritike, duke theksuar se ka arritur fundin.

“Opozita pësoi një humbje turpëruese. Keqardhje që flasim për vjedhje të zgjedhjeve por jo për zgjidhje si mund të dalim nga kjo situatë,” u shpreh Xhaferaj.

Ai komentoi dhe akuzat e Sali Berishës për manipulim të procesit zgjedhor, por ngriti pikëpyetje nëse Berisha është zgjidhja për të ardhmen e PD-së.

“I bashkohem Berishës në akuzat por a është Berisha zgjidhja? PD do të ketë zgjidhje, por tani është fundi. Vjeshta që vjen maksimumi pranvera do të prodhojë zgjidhje”, shtoi Xhaferaj.