Ballina Sport Al Hilal “tundon” Bruno Fernandesin me një ofertë marramendëse

Al Hilal “tundon” Bruno Fernandesin me një ofertë marramendëse

42
0

Al Hilal ka vënë në shënjestër kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes, duke i ofruar një kontratë trevjeçare me një paketë totale financiare prej rreth 235 milionë eurosh, gjatë bisedimeve ballë për ballë me agjentin e tij.

Sipas “Daily Mail”, përfaqësuesi i Fernandes ka zhvilluar një takim disa orësh në hotelin luksoz “Four Seasons” në Riad të Arabisë Saudite, me përfaqësuesit e Al Hilal, takim që zgjati deri në orët e vona të natës.

Oferta financiare përfshin pagën bazë dhe bonuse, dhe parashikohet të katërfishojë pagën aktuale të portugezit te “Djajtë e Kuq”.

Nëse Fernandes jep dritën e gjelbër, Al Hilal është i gatshëm të ofrojë edhe një shumë transferimi prej rreth 117 milionë eurosh për Manchester United, që aktualisht nuk e ka në plan të shesë mesfushorin, por ndodhet nën presion financiar, sidomos pas dështimit për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Tani topi është në fushën e Fernandesit – dhe pritet një vendim që mund të ndryshojë rrjedhën e karrierës së tij.