Ballina Sport Ancelotti zbulon ndeshjen që vulosi largimin e tij nga Real Madrid

Ancelotti zbulon ndeshjen që vulosi largimin e tij nga Real Madrid

27
0

Në një intervistë të fundit për mediat braziliane, Carlo Ancelotti ka folur për kohën e tij te Real Madrid si dhe ka zbuluar ndeshjen ë vulosi largimin e tij nga klubi madrilen.

Edhe pse Reali është mundur 4 herë nga Barcelona këtë sezon, ndeshja që ka ndikuar në vendimin për largimin e Ancelotti-t nga Real Madrid ka qenë çerekfinalja në Champions League ndaj Arsenal, aty ku madrilenët ndeshjen e parë u mundën 3-0.

“Pas humbjes në “Emirates” ndaj Arsenal, fola me presidentin Florentino Perez dhe vendosëm bashkërisht që më e mira për ekipin ishte që unë të largohesha.

Rezultatet e javëve të fundit nuk ishin ato që ne prisnim, loja po ashtu nuk ishte e mirë dhe e ndjeva se ishte koha e duhur që unë të bëja diçka. Si unë si Perez, kuptuam se ishte më mirë për Real Madridin që të bënte ndryshime”, tha Ancelotti.