Ballina Kronika Apeli lë në fuqi masën e arrestit me burg për Florenc Çapjan

Apeli lë në fuqi masën e arrestit me burg për Florenc Çapjan

44
0

Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Florenc Çapjan, i ekstraduar pak kohë më parë nga Dubai.

Ndaj Çapjas rëndonte një masë sigurie në mungesë për akuzën e “sigurimit të kushteve për vrasje” në dëm të Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, në dosjen “Plumbi i Artë”.

Përmes avokatit, Çapja ka pretenduar se nuk ka përdorur Sky ECC dhe se akuza ndaj tij është ngritur vetëm mbi bazën e një deklarimi të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt. Në të njëjtën kohë, Florenc Çapja është dënuar me burgim të përjetshëm si një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.