Ballina Politika Deklaroi se do arrestohen deputetë nga Lista e PD, Murrizi këmbëngul: Në...

Deklaroi se do arrestohen deputetë nga Lista e PD, Murrizi këmbëngul: Në shtator do jem në Kuvend

27
0

Kandidati i PD Myslim Murrizi që garoi në listën e hapur në 11 maj, përmes një postimi ka deklaruar sërish se ai do të jetë në parlament në shtator.

Më herët ai ka deklaruar se dy deputetë të PD nga lista e mbyllur do të arrestohen.

Vetë Berisha ju kundërpërgjigj ditën e djeshme duke thënë se Murrizi duhet të flasë me fakte.

Reagimi

E para, të jem shumë i sinqertë, ndoshta kam qenë ndër të paktët politikanë që kam deklaruar publikisht dhe kam kërkuar në Parlament, kur isha deputet, që Shqipëria duhet të bëjë një Kod Penal Europian dhe të heqë mentalitetin komunisto-bolshevik të Kodit të Procedurës Penale, që zbatohet si masë e parë shtrënguese ajo që duhet të ishte masa e fundit: arresti me burg.

E dyta, për çdo politikan që ka ushtruar apo ushtron funksione publike dhe që vërtetohet se ka abuzuar me pushtetin apo ka vjedhur taksat e shqiptarëve, kam thënë që duhet t’i merret pasuria e vjedhur, të ndalohet përfundimisht për të ushtruar funksione politike, publike apo shtetërore, dhe të dënohet që të korrë dy javë jonxhe në Çermë.

E treta dhe më kryesorja: unë as arrestoj, as dënoj dhe as fus njerëz në burg, por për fat të keq, çfarë kam deklaruar, më kanë rezultuar të vërteta më pas – siç ishte rasti i Beqajt, Metës, Veliajt dhe jo pak të tjerë. Edhe pse unë nuk shoh filxhan si disa të tjerë.

Unë nuk jam soj qenësh e zemër-kalbur që të gëzohem kur dëgjoj se është arrestuar apo dënuar dikush, sidomos nga politika. Por e them me shpirt: kush ka vjedhur paratë e shqiptarëve dhe ka përfituar miliona euro nga pushteti që ka apo ka pasur, kurrë mos i gëzoftë, se haramin në këto 2000 vite që kjo botë njihet dhe ka letra, nuk e ka gëzuar askush.

Prandaj, nga Myslim Murrizi, rrini pa frikë e pa merak. Askush nuk arrestohet apo dënohet prej meje, por nga zullumet që keni mbi shpinë. Po jua garantoj: do ta villni haramin nga hundët, jo nga goja, dhe do të luteni vetë t’i dorëzoni jo vetëm mandatet, por edhe karriget dhe ofiqet që keni zaptuar prej dekadash, duke u fshehur si qentë e pshurrur nga vota e shqiptarëve.

Dhe për t’u bërë mirë demokratëve, jo burokratëve, opozitës, jo spurdhjakeve politikë që struken poshtë tavolinave për një karrige të qelbur, duhet që të gjithë drejtuesit e qarqeve që kanë marrë rezultate më të dobëta se në 2013, 2017 dhe 2021 të çlirojnë PD-në nga funksionet që mbajnë padrejtësisht. Dhe nëse kanë sado pak moral, dinjitet, kurajo e cipë, duhet të dorëzojnë mandatet e deputetit dhe të largohen njëherë e mirë, që të mos mbajnë peng opozitën, duke bërë pazare të pista me Ramën – siç bënë në korrik 2024 për menderen e tyre të përdredhur, që nuk lënë hu pa e ngulur vetëm për të qenë deputetë.

Për deklaratën e zotit Berisha që “nëse kam emra konkretë, duhet t’i them publikisht”, i përgjigjem:

Unë nuk jam as Aranit Çela, as Rrapi Mino, as Alush Dragoshi, as Arben Rakipi, Dhori Sollaku, Ina Rama, Ben Kraja apo Altin Dumani.

Por, për fat të keq, doktor, nga 3 emrat që të kam thënë në korrik 2023 që do arrestohen – nëse e mban mend – dy janë sot në kokërr të burgut, dhe tjetri nuk e kap shtatorin. Këta nuk i kam futur unë, por babëzia e tyre.

KAQ NË SIKLET JENI NËSE MYSLIM MURRIZI FUTET NË PARLAMENT???

Prandaj, në 2 muaj fushatë, kryetarët e degëve të PD fshiheshin në çdo takim timin dhe suleshin si qentë në hale, kur ju shkonte në takim “e preferuara” apo “i preferuari” i eunukëve të kryesisë.

Prej më shumë se 10 vitesh, koha më ka dhënë të drejtë. Dhe për ta mbyllur njëherë e mirë këtë “trilemë” që kanë mediat, liderat dhe disa deputetë, po jua them troç:

PO!

MYSLIM MURRIZI DO JETË NË PARLAMENT NGA VOTA SHPIRTËRORE E 7,289 QYTETARËVE DHE DEMOKRATËVE TË QARKUT TIRANË!

Unë nuk kam asnjë votë të blerë, të lobuar, të orientuar apo dirigjuar me shkelje syri nga ustallarët politikë që bëjnë sikur “vriten”, por në fakt merren vesh për bukuri me njëri-tjetrin.

Nga 7,289 vota që kam marrë:

Tani prisni e shihni.