Ballina Kronika Emri/ U qëllua në lëvizje, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në...

Emri/ U qëllua në lëvizje, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës

101
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Fllakës, në Durrës, ku një person ka mbetur i plagosur nga armë zjarri.

I plagosuri është identifikuar si Besmir Gorgea, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Ende nuk ka të dhëna zyrtare mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorit.