Ballina Kronika Kultivoi 1000 fidanë kanabis, arrestohet 63-vjeçari në Libofshë

Kultivoi 1000 fidanë kanabis, arrestohet 63-vjeçari në Libofshë

41
0

Vijon plani operacional kombëtar, i koduar “Koordinata”, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Në fshatin Libofshë janë gjetur dhe asgjësuar 1000 fidanë të dyshuar kanabis. Autoritetet kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar për kultivimin e tyre.

“Në zbatim të planit të posaçëm policor, kundër veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier po kryejnë kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut. Si rezultat i kontrolleve të asistuara dhe nga dronët si edhe nga informacionet policore, shërbimet e Policisë goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Libofshë. Në vendin e quajtur “Gropa e Mollës”, u gjetën të kultivuar 1000 fidanë të dyshuar narkotikë Cannabis Sativa, të cilët u asgjësuan nëpërmjet djegies. Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për këtë rast u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi 63 vjeç, banues në fshatin Libofshë. Po punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale. Kontrollet vijojnë.”, thuhet në njoftim

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.