Pas tetë vitesh betejash ligjore, Brad Pitt, më në fund, ka folur për divorcin e tij nga Angelina Jolie, i finalizuar në dhjetor 2024. Në një intervistë të kohëve të fundit për GQ, aktori e minimizoi ndarjen, duke e quajtur atë “thjesht diçka që mori fund ligjërisht”.
“Nuk mendoj se ishte ndonjë gjë aq e madhe. Ishte thjesht diçka që mori fund. Ligjërisht.”
Pitt dhe Jolie, të cilët kanë gjashtë fëmijë, janë përfshirë në mosmarrëveshje publike që nga ndarja e tyre në vitin 2016, e cila pasoi një grindje të supozuar gjatë fluturimit. Megjithëse nuk u ngritën akuza, tensionet mbetën të larta.
Sot, Pitt thuhet se është në paqe dhe i përqendruar në marrëdhënien e tij me Ines de Ramon dhe karrierën e tij. Nga ana tjetër, avokati i Jolie tha se ajo është “e rraskapitur, por e lehtësuar” dhe i jep përparësi shërimit me fëmijët e saj.
Ndërsa Pitt kthehet në qendër të vëmendjes me filmin e ardhshëm F1 (që do të dalë më 27 qershor), divorci dikur shumë public, më në fund, po merr fund.