Ballina Sport Real Madrid marrëveshje me Liverpool për të marrë Alexander-Arnold

Real Madrid marrëveshje me Liverpool për të marrë Alexander-Arnold

29
0

Liverpool ka rënë dakord të lejojë Trent Alexander-Arnold t’i bashkohet Real Madrid që më datën 1 qershor, duke i dhënë mundësi të luajë me “los blancos” në Botërorin për klube. Kjo marrëveshje do t’i kushtojë Real Madrid 10 milionë euro.

Më 1 qershor, kur të çelet merkato, 26-vjeçari anglez do të ketë mundësi të transferohet zyrtarisht. Lajmin e konfirmoi klubi anglez, që tha se Real Madrid do të bëjë një pagesë të vetme si dhe do të paguajë rrogën e muajit qershor.

Në një deklaratë të klubit anglez thuhet: “Mbrojtësi i krahut është i vendosur t’i bashkohet klubit të La Liga përpara skadimit të kontratës së tij me “reds” këtë verë (kontrata i skadon me 30 qershor, pra do të largohet një muaj më herët)”.

“Liverpool do të marrë një tarifë për shërbimet e tij, me marrëveshjen që do të mbyllet pasi të hapet dritarja më 1 qershor. Alexander-Arnold largohet nga Liverpool me klubin mirënjohës dhe mirënjohës për kontributin e tij në këto suksese”, thuhet në deklaratë.